Tetovë, policët jashtë rrezikut për jetën, pronari i lokalit me dëme të mëdha materiale

Policët që u lënduan gjatë ditës së djeshme me një veturë të vjedhur nga disa të rinj, janë jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Nga policia thonë se rasti ka ndodhur kur policët kanë tentuar t’i ndalojnë ata, por urdhri nuk është respektuar dhe të rinjtë kanë tentuar t’i shkelin policët.

“Sa i përket gjendjes shëndetësore të kolegeve që janë të shtruar në spital për fat të mirë kanë kaluar vetëm me lëndime trupore edhe gjendja është stabile dhe janë shëndosh e mirë, ndërsa për rastin e mbrëmshëm katër persona një 18 vjeçar edhe tre të mitur të cilët një veturë e cila paraprakisht është raportuar si e vjedhur e kanë vënë në funksion dhe pas informatave të marra nga ana e policisë menjëherë edhe është tentuar të ndalohet në afërsi të fshatit Pallçishtë, ku kanë kundërshtuar urdhrin e policisë edhe nuk janë ndalur. Gjatë rrugës kanë dëmtuar disa vetura dhe në Reçicë kanë tentuar për tu ndaluar ku dhe kanë tentuar të godasin pjesëtarë të policisë.- deklaroi Fatmir Rexhepi – zëdhënës I SPB-së.
Sipas policisë këta të rijnë janë kryerës të gjashtë veprave tjera penale si vjedhje të rënda, ndërsa dyshohet se janë edhe kryerës të veprave tjera penale. Pronari i lokalit që u dëmtua thotë se ka mjaftë dëm material, ndërsa thotë se policia nuk është dashur t’i ndaloj në vend ku ka banorë.
“Dëme kam mjaftë, xhamat, vitrina komplet, është i dëmtuar mjaftë, karriget, saksitë mi kanë dëmtuar të gjitha. Ata e kanë pas vetëm me policinë, policia nuk është dashur aty ta bllokojnë. Nëse e kanë pas me ata djemtë se dijë unë si është procedura, policia ka pas vende tjera të zë rrugën. Policia e bllokojnë këtu. Ata ndalojnë këtu se nuk kam qenë unë këtu dhe ai s’ka pas ku të dale edhe është future brenda.”- tha Zulkani Abazi – Pronar i lokalit.
Ditë më parë vetura e Ministrisë së Bujqësisë u raportua e vjedhur, ndërsa të rinjtë ishin pikërisht me këtë veturë u ndaluan nga policia.