Tetovë, ndërron jetë 19-vjeçarja e infektuar me koronavirus

Një vajzë 19-vjeçare është në mesin e viktimave nga koronavirusi, të regjistruar brenda 24 orëve në rajonin e Tetovës, transmeton Alsat. Koordinatori i kovid-qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini njofton se nga ora shtatë e ditës së djeshme deri sot në ora shtatë janë regjistruar gjithsej 7 viktima. Përveç 19-vjeçare, viktimat tjera janë të moshës 43, 57, 51, 67, 73 dhe 76 vjeçe.

“Të vdekurit janë me sëmundje kronike, viktima e re në moshë po vuante nga diabeti dhe mbipesha. Brenda këtyre 24 orëve kemi pasur 15 kërkesa për trajtim spitalor dhe 192 kontrolle të ambulantës. Deri tani ka 111 persona që po trajtohen në kushte spitalore, në mesin e të cilëve gjashtë janë me një dozë të vaksinës kurse vetëm një është me dy doza”, tha Nuredini./Alsat