Kjo është një ditë shumë e trishtuar për shqiptarët anembanë, si pasojë e zjarrit i cili kaploi spitalin e improvizuar për Covid në Tetovë kanë vdekur 14 pacientë deri tani.shkruan lajmi.net.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka mbi 14 viktima në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, sepse ka ende të pagjetur.
Mbi këtë ngjarje kanë reaguar shumë fytyra publike në rrjete sociale duke u solidarizuar me rastin e ndodhur.
Më poshtë gjeni disa nga postimet e shumta nga këngëtarë, aktorët dhe emrat e njohur për publikun të cilët postuan duke iu bashkuar dhimbjes së familjarëve së viktimave./Lajmi.net/