Tetovë: I dëmtojnë pasqyrën e veturës dhe më pas e sulmojnë fizikisht

Një person në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ky rast ka ndodhur ditën e djeshme.

“Gjatë ditës së djeshme në ora 16:50 në SPB Tetovë personi F.S. (45) nga Tetova ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Golf” me targa të Tetovës, pasi njëri prej tyre i kishte dëmtuar pasqyrën e automjetit të tij “BMW” me targa të Tetovës”.

“Janë marrë masat për zbardhjen e rastit, të cilat do të pasohen nga parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.