Tetovë, filloi seanca gjyqësore kundër 17 vjeçares që dyshohet për vrasje

Sot në Gjykatën Themelore në Tetovë, pritet të merret në pyetje e mitura e cila dyshohet për vrasjen makabre natën e 21 dhjetorit të 16 vjeçarit nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës.

Jo zyrtarisht raportohet se e dyshuara ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.

Ndërkohë kujtojmë se kohë më parë Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë ka njoftuar për grumbullimin e video materialeve nga kamerat e sigurisë, për të parë lëvizjen e të dyshuarës dhe për të hetuar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në vrasjen makabre.