Tetovë, debat për digjitalizimin e shërbimeve

Edhe pse pajisjet teknike janë siguruar dhe procesi i digjitalizimit të shërbimeve tanimë ka filluar, megjithatë mbetet edhe shumëçka për t`u bërë. Në temën e digjitalizimit të shërbimeve, në UEJL është mbajtur debat mes Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Komunës së Tetovës dhe sferës akademike të UEJL-së. Fokusi kryesor i takimit të sotëm, u vendos mbi platformën elektronike Uslugi.gov.mk

“Rreth 800 nga shërbimet tanimë janë në platformën elektronike, pra qytetarët mund t`i shohin ku një pjesë janë elektronike dhe një pjesë ende nuk janë. por ajo që është e rëndësishme është se këtu dolën një sërë paqartësish, por për të arritur në një situatë ideale, do duhet gjitha institucionet të kyçen ngadalë në regjistrin qendror të popullatës dhe kjo do kohë dhe do duhet t`i këmbejnë proceset . Tani me rëndësi është ngritja e vetëdijes dhe informimi edhe i qytetarëve edhe i institucioneve që këtë që e kemi në dispozicion të fillojmë sa më parë ta shfrytëzojmë”-tha Damjan Mançevski. Ministër i shoqërisë informatike.

Në komunën e Tetovës, dhënia e shërbimeve elektronike sipas kryetares Teuta Arifi, bëhet vetëm në pjesën e dhënies së lejeve, dhe paraqitjeve elektronike kundër ndotjes.

“Ajo që është e rëndësishme është se janë disa pika që komuna e Tetovës i ka si shërbime elektronike përveç ueb faqes dhe paraqitjeve të tjera, edhe dhënien e lejeve elektronike dhe për ne është e rëndësishme bashkëpunimi me Qeverinë që të kemi një sistem të përbashkët të unifikuar të dhënies së këtyre shërbimeve”-pohoi Teuta Arifi. kryetare e komunës së Tetovës.