Kasami: Trotinetët elektrikë janë në servisim, së shpejti do të rikthen në qarkullim

Ende pa i bërë 1 vjet, 100 trotinetët elektrikë që qytetarët mund t’i merrnin me qira në Tetovë, janë zhdukur, përcjell TV21. I pyetur për këtë, kreu i komunës Bilall Kasami tha se të njëjtit janë në sevisim dhe se së shpejti do të rikthehen në qarkullim.

“Do të kthehen shumë shpejt. Janë mjete komunikacioni që shfrytëzohen në kushte atmosferike. Operatori që ka marrë të drejtën për vendsojen në qarkullim të atyre ka bërë servisimin dhe riparimin e gjithë atyre sepse fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre janë dëmtuar dhe unë besoj që shumë shpejt do të rikthehen në qarkullim”, theksoi Kasami.