Tetovë, arrestohet shpërndarësi i substancave narkotike

Një shpërndarës i drogës në Tetovë ka përfunduar në pranga, përcjell TV21. Ai është arrestuar pas mesnatës, respektivisht rreth orës 02:30.

“H.E.(37) nga fshati Reçicë është privuar nga liria. Gjegjësisht, në kryqëzimin në mes të rrugës “108” dhe rrugës “168” në Tetovë, gjatë kontrollit të kryer tek ai janë gjetur marijuhanë dhe 25 pako me kokainë”, njoftojnë nga MPB.