Më datë 22.01.2026, në orën 23:40, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, punonjësit policisë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë arrestuar një 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte i mituri.
Pas masave të ndërmarra, u konstatua se personi ishte i mitur dhe drejtonte mjetin pa pasur të kryer provimin për patentë shoferi. Me urdhër të prokurorit publik, personi është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.





