Tetovarit i mbjellin kanabis në tokën e tij, rastin e denoncon në polici

Më datë 06.08.2023 në orën 10:30 në SPB Tetovë, shtetasi me inicialet S.A.(39) nga Tetova ka raportuar se në pronën e tij në rrugën “Alekasandar Jovanovski-Zurçin” ka vërejtur disa pemë për të cilat dyshonte se ishin kanabis sativa. Pas kontrollit nga ana e policisë u konstatua se bëhej fjalë për rreth 10 bimë kanabis të mbjella në pronën e denoncuesit në fjalë. Pas konsultimit me prokurorin publik, bimët janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.