Tetovari sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet nga policia

Nga SPB-Tetovë bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

“Mbrëmjen e djeshme (9 maj) rreth orës 21:50, në rrugën “Jordan Zllatanovski” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 31-vjeçarin L.H. nga Tetova, pasi ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe më pas ka sulmuar fizikisht babanë e tij 66-vjeçar. Tetovari L.H. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës”, thonë nga MPB.