Tetovari paraqitet me patentë false, i shqiptohet kallëzim penal

Qndra Rajonale për Çështje Kufitare ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit K.J.(35) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë, i akuzuari ka paraqitur patentë shofer të falsifikuar çeke.