Xhevdet Hajredini
Duhet shtuar poashtu se jo rastësisht pikërisht në Tetovë gjatë tetëdhjetave regjimi ushtroi represion politik dhe policor më të egër mbi nxënësit dhe profesorët e shkollave të mesme. Rezistencën në të cilën në atë kohë hasi regjimi, s’guxon ta mbulojë pluhuri i haresës.
Sot tetovarët në mesin e tyre i durojnë dhe i nderojnë edhe ata të cilët ua shajnë nënat. Më vonë besniku deri në vdekje I Mijallkovit do t’ushtrojë teror mbi simbolin e kësaj rezistence, profesorin harizmatik të matematikës, Baki Bajrami.
***
Sipas qëndrimit të cilin sot e ndanë B.Osmani në lidhje me vërejtjet e Komisionit të Venecias, ato duhet “ti implementojmë në plane akcionale dhe në krijimin e kapaciteteve edhe në gjyqësi edhe në administratë” dhe se kjo “është zgjidhja më e mirë”. Sa kohë nevojitet për implementim në plane akcionale dhe për krijimin e kapaciteteve, as ai e thot, as ka kush e di.