Tetova tregoi se Tash është koha!

Mirëdita të gjithëve!

Ne mbrëmë zhvilluam hapjen zyrtate të fushatës në qytetin e Tetovës!
Pavarsisht se këto muajt e fundit ne e dimë që të gjithë po bashkohen me ne, ajo që ndodhi mbrëmë në Shesh ishte përtej pritshmërisë tonë!

Forca politike shqiptare Aleanca për Shqiptarët & Alternativa kishte privilegjin, gëzimin dhe përgjegjësinë që aty në atë Shesh të lidhte aleancë me popullin e Tetovës, të cilin dua ta falenderojmë për këto Arsye:
1. Faleminderit tetovarë që u bëtë ogur i Ndryshimit dhe i Fitores!
2. Faleminderit tetovarë që jeni në ekipin tonë!
3. Faleminderit tetovarë për qytetarinë e jashtëzakonshme që dëshmuat mbrëmë që megjithëse kishit mbushur jo vetëm Sheshin e Tetovës por edhe rrugicat e saj, ju respektuat të gjithë masat anti-covid!
4. Faleminderit tetovarë që edhe pse jeni mashtruar shpesh nga politika, ju ishit mbrëmë aty, me ne, në Shesh, më entuziastë se asnjëherë!
5. Faleminderit tetovarë që njëherazi mbrëmë thatë: TASH ËSHTË KOHA! Votoni numrin 5 dhe le të fillojë Ndryshimi! (Arben Taravari)