Tetova pa shtegun e “famshëm” të biçikletave!

Shtegu i biçikletave që u bë i “famshëm” edhe në rrejtet sociale për mënyrën e realizmit të tij nga dita e sotme po largohet.  Vendimin e ka marr kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili thotë se ai është në kundërshtim me ligjin dhe ka vendim gjyqësor, shkruan TV21.

“Në planin tonë 100 ditësh që e prezentuam para opinionit të gjërë, është edhe largimi i korsive të biçikletave, për shkak se janë vendosur në kundërshitim me ligjin. Andaj sot, vendosëm që t’i largojmë shtyllat e korsive për biçikletë. Krijimi i shtigjeve për biçikletë do të bëhet konformë ligjit dhe standardeve evropiane”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Siç mëson TV21 se pas matjeve që janë bërë nga sektori për komunikacion ka rezultuar se ky shteg nuk i plotëson kushtet dhe është parashtruar parashtresë në Gjykatën e Tetovës./TV21