Tetova ndër komunat më transparente në nivel shtetëror

Komuna e Tetovës ka konfirmuar edhe një herë se mbetet ndër komunat më transparente në vend. Sipas renditjes së fundit të Indeksit të Transparencës Aktive, të realizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, Tetova ka arritur përqindjen prej 81.4%, duke u pozicionuar në krye të listës në rajon.

Ky rezultat dëshmon përkushtimin e pushtetit lokal ndaj hapjes institucionale dhe informimit të qytetarëve. Nga Komuna theksojnë se llogaridhënia dhe transparenca do të mbeten prioritete kryesore në vazhdimësi, me qëllim forcimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve.