Tetë vite më vonë, Rovena Stefa rikthen këngën “Djalo ti më bën magji”

Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa, ka rikthyer njërën nga këngët e saj më të dëgjuara vite më parë.

“Djalo ti më bën magji”, është projekti të cilin ajo e ka publikuar në vitin 2014, shkruan lajmi.net.

E tetë vite më vonë ajo e ka sjellur në një version pak më ndryshe, si dhe të finalizuar me videoklip.

Projektin ajo ka vendosur ta titulloj “Magjia”.

Miksimi dhe masterizimi i projektit u bë nga Mixey, dhe me video të Valon Azirit.

Ndryshe, këngëtarja numëron edhe këngë të tjera të cilat janë dëgjuar shumë si: “Dasma”, “Burrë të martuar dashurova”./Lajmi.net/