Tetë të lënduar në një aksident trafiku në Bellanoc

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar në Bellanoc.

“Më datë 08.01.2024 në ora 17:40 është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar Bellanoc, afër fshatit Bellanoc, ka ndodhur një aksident në mes të automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (62) nga fshati Haraçina-Shkup, dhe një automjet “Dacia Duster” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga OS (43) nga fshati Obllacë-Kumanovë” thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Në aksident në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë diagnostikuar A.B., O.S., si dhe tre policë të tjerë që ndodheshin në veturën “dacia” dhe tri pasagjere femra nga vetura e pasagjerëve “Mercedes”.

Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Kumanovë.