Tetë raste të reja me koronavirus dhe tre të shëruar në Kërçovë

Tetë raste të reja me koronavirus dhe tre të shëruar janë regjistruar në Kërçovë, Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë arriti në 144, prej të cilëve 96 janë aktivë, 41 të shëruar dhe shtatë persona të vdekur.
“Sot tek ne janë vërejtur tetë raste të reja me koronavirus, gjashtë prej të cilëve po mjekohen në kushte shtëpiake dhe nën mbikëqyrjen e mjekut amë, ndërsa tek dy pacientë janë dërguar në Shkup për mjekim spitalor. Tre persona e fituan betejën me virusin. Sot nuk ka persona të vdekur”, theksoi dr. Xhabir Bajrami,
anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e
institucioneve kompetente shëndetësore. /MIA