Testohen tre pacientë për koronavirus, rezultojnë negativë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një postim në fejsbuk ka bërë të ditur se këtë pasdite janë testuar tre pacientë të dyshuar për koronavirus, por që të tre kanë rezultuar negativë. Tre pacientë janë testuar për virusin korona në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Të testuarit janë shtetas të Maqedonisë, dy prej të cilëve kishin mbërritur nga Italia dhe një nga Spanja.