Testi i personit të punësuar në spitalin e Gjevgjelisë rezultoi negativ

Pas zërave të mbrëmshëm se një person i punësuar në spitalin e Gjevgjelisë është pozitiv në ndaj koronavirusit, ndaj personit në fjalë është kryer test i cili rezultoi negativ, gjë që ndikoi që të ulet paniku mes të punësuarve në spitalin e Gjevgjelisë.
Këtë sot e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov pasi paraprakisht u konsultua me udhëheqësinë e Spitalit.

“Për të punësuarin në Spitalin e Gjevgjelisë, i cili u testua nga koronavirusi, morëm informata të konfirmuara se testi është negativ”, tha Pockov.