Test për koronavirus do të kërkohet edhe për ata që transitojnë nga Kosova në Maqedoni

Në faqen e Ministrisë së shëndetësisë mëngjesin e sotëm është publikuar informacioni se në mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse është marrë vendimi, që udhëtarët që tranzitojnë nga Kosova dihet të kenë test PCR jo më i vjetër se 72 orë.

Propozimi i Komisionit do t’i dorëzohet qeverisë.

Kosova po vlerësohet si vatër e re e përhapjes së koronavirusit dhe rritjes së numrit të vdekjeve. Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 9 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 410 numrin e të vdekurve nga ky virus.

Prej ditësh në Kosovë janë shënuar shifra të larta të infektuarisht dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas statistikave më të fundit rezulton se vetëm për një javë, nga 11 deri më 17 gusht, ne Kosovë kanë vdekur 69 persona të infektuar me COVID-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 410. Ndërkohë janë konfirmuar pozitive më Covid 1 126 raste të reja duke e çuar në 11 545 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Në një javë janë shëruar 1 285 persona duke e çuar në 7 343 numrin e personave të shëruar në Kosovë.