Kompania amerikane “Tesla” njoftoi se do të nisë prodhimin në Kinë të automjetit sportiv elektrik “Model Y”.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u shpreh optimist për performancën e modelit të ri në Kinë.
“Në fakt, mendoj se ka gjasa që një numër më i lartë njerëzish preferojnë një SUV sesa një veturë. Mendoj se Model Y do të ketë më shumë kërkesa se ndoshta të gjitha llojet e automjeteve të Tesla-s së bashku.”
Musk shtoi se kompania e tij planifikon të hapë një qendër projektimi në Kinë për të përfunduar të gjithë prodhimin e një automjeti të tipit të ri në shtetin aziatik.
Ai tha gjithashtu se Tesla do të vazhdojë të rrisë investimet në Kinë dhe t’i promovojë botës automjetet e kompanisë të prodhuara këtu. (Fang Xiaoyu/Albana)