Terrori në Vjenë, merren edhe disa pengje

Të hënën mbrëma ka ndodhur një sulm në qendër të Vjenës i cili i ka lënë disa persona të vrarë, sipas raportimeve, dhe shumë të lënduar, shkruan GazetaExpress.

Policia ka dalur në numër të madh duke u munduar të kthejë rendin në kryeqytetin e Austrisë.

Media austriake, Heute, ka raportuar se disa persona janë marrë peng ndërkohë që raportohet po ashtu se njëri prej sulmuesve është vrarë.

Është bërë thirrje publike nga policia që qytetarët të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të largohen nga vendet publike.