Tërnava: Xhamitë nuk do të hapen për Bajram

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani dhe mikrobiologu Lul Raka, kanë zhvilluar një takim për të biseduar lidhur me situatën me pandeminë që po mbizotëron në Kosovë.

Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e hapjes së xhamive me rastin e Fitër Bajramit.

Tërnava tha se xhamitë nuk do të hapen për shkak të situatës.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

Myftiu shtoi se në rastin e parë që do të ofrohet do të bëhet hapja e xhamive pas pandemisë