Para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, myftiu Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke thënë se këtë herë ai do të jetë më ndryshe për shkak të pandemisë. Ai u ka bërë thirrje besimtarëve që edhe pse në këtë muaj janë të rekomanduara vizitat dhe iftaret me miq dhe farefis, të ndalohen ato dhe të vazhdohet me respektimin e masave.
“Sonte është nata e madhe e ramazanit që edhe praktikisht besimtarët mysliman nisin muajin e madhëruar të muajit ramazan. Ky muaj fillon me faljen e teravive e e që sivjet jemi të privuar përkohësisht nga ky ibadet për ta kryer në xhamitë tona si pasojë e pandemisë”, tha Tërnava.Tërnava tha se agjërimi është një prej pesë shtyllave i islamit dhe kush ka e mbërrin këtë muaj duhet ta agjërojë.I NGJAJSHËMMERKEL: KJO ËSHTË MËNYRA PËR TA MPOSHTUR KORONAVIRUSIN“Agjërimin e muajit të Ramazanit e bëjmë vetëm për Zotin. Ramazani kultivon mëshirën, faljen lutjen, pendimin e sakrificën. Besimtarët në Ramazan janë më të ndjeshëm dhe më solidar. Muaji i ramazanit na bashkon në sofrën e tij. Ai na fisnikëron. Edhe populli ynë duhet të përfitojë nga ky muaj që të jemi më fisnikë. Na duhet më shumë se kurrë disiplina, ndërsa për të kaluar gjendjen na duhet solidaritet mes vete. Kërkohet nga ne që t’i shtojmë adhurimet tona, veprat e mira dhe të jemi më solidarë, humanë dhe tolerantë”, ka thënë Tërnava.“Kulturë e këtij muaji janë edhe vizitat te familjarët, farefisi dhe miqtë. Por, ju bëj thirrje të gjithëve që për shkak të rrezikut të shmangim vizitat e iftarit dhe të vazhdojmë t’i zbatojmë masat. Ibadetet dhe iftaret bëni në shtëpitë tuaja”, tha tutje ai.
Kosovë-Shqipëri Tërnava në prag të Ramazanit: Bëjeni iftarin në shtëpi, ndaloni vizitat tek...