Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka ironizuar me propozimin e kryeministrit Albin Kurti për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës, duke thënë se kjo politikë e Kurti e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq.
“Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me sheher as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!”, ka shkruar Tërmkolli, transmeton Klankosova.tv.