Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 05:40, në zonën epiqendrore Ohër–Strugë, rreth 135 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Lëkundjet janë ndier në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në Ohër dhe rrethinë, ku intensiteti ka arritur në IV shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Lajmi është bërë i ditur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Tërmeti, i regjistruar në orët e para të mëngjesit, ka zgjuar banorët e Ohrit dhe Strugës, ndërsa deri tani nuk raportohet për pasoja materiale.