Tërmeti në Turqi, ushtarët e Maqedonisë nxjerrin nga rrënojat një fëmije 5-vjeçar (VIDEO)

Ekipi i kërkim shpëtimit të Armatës së Maqedonisë (ARM) gjatë operacionit të djeshëm të shpëtimit në qytetin turk Kahramanmaras ka arritur që të nxjerrë nga rrënojat në fëmijë 5 vjeçar.

Ekipi pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh nga pastrimi i rrënojave, dëgjoi zërin e një fëmije, pas së cilës së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal, arritën të tërhiqnin Sulejmanin pesëvjeçar nga rrënojat.