Tërmeti me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunam deri në 3 metra – banorët urdhërohen të evakuohen nga zonat bregdetare

Një tërmet me magnitudë 7.6 është regjistruar në brigjet e Japonisë, sipas Institutit Gjeodinamik të vendit. Tërmeti ndodhi në orën 11:15 të mbrëmjes me kohën lokale, në zonën detare pranë prefekturës Aomori. Thellësia e vatrës është llogaritur rreth 50 km.

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë (JMA) fillimisht e vlerësoi tërmetin me magnitudë 7.2.

Sipas JMA-së, epiqendra e tërmetit ndodhet rreth 80 km larg brigjeve të prefekturës Aomori.

Forca e lëkundjes në shkallën japoneze nga 1 deri në 7 ka arritur nivelin 6+, sipas të njëjtit institucion. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunami me lartësi deri në tre metra.

 

 

Banorët janë thirrur të braktisin zonat bregdetare dhe të zhvendosen në vende më të sigurta derisa situata të rivlerësohet.

 

 

 

 

© BalkanWeb