Tërmeti me magnitudë 6.8 në Turqi, 4 persona të vdekur

Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë.

Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar në thellësinë 10 km ndërkohë që sipas qendrës së katastrofave dhe emergjencave AFAD, epiqendra është në qarkun e Sivicre në kufi me Sirinë.

Në një dalje për shtyp të Ministrit të brendshëm turk Süleyman Soylu, deklaroi se janë raportuar për 4 viktima dhe disa të plagosur në Elazig.

Ai informon se janë shembur 5 ndërtesa.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të vendit si dhe në disa rajone të Sirisë, ku raportohet për disa banesa të dëmtuara.

Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4 ballë.