Një prej tërmeteve që goditi Venezuelën mbrëmë ishte më i fuqishmi që ka ndodhur në vend që nga viti 1900, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Tërmeti i parë që goditi vendin mbrëmë u regjistrua me magnitudë prej 7.2 nga USGS, ndërsa i dyti me fuqi prej 7.5, e që goditi më pak se një minutë më vonë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Katalogu i agjencisë qeveritare për tërmete thekson se një tërmet me magnitudë prej 7.7 kishte goditur bregun e Venezuelës më 29 tetor 1900, i njohur si tërmeti “San Narciso”.
Sipas të dhënave fillestare, së paku 32 persona kanë vdekur, ndërsa me qindra të tjerë raportohet se kanë mbetur të lënduar. /Klankosova.tv

![Momenti kur Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme [video]](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2026/06/auto_ap261760759628011782371197-218x150.jpg)

