Tërmet prej 6,6 ballësh në Indonezi

Një tërmet me magnitudë prej 6,6 ballësh e goditi Indonezinë sot në mëngjes, kumtoi Instituti gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë ishullit indonezian Java, në rreth 100 kilometra nga vendi Batang dhe në thellësi prej 500 kilometrash.

Instituti kumtoi se ekzistojnë gjasa të vogla për viktima dhe dëme të shkaktuara materiale.

Indonezia është e vendosur në rripin e zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet sizmik intensiv dhe shpërthime vullkanike./MIA