Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në Elbasan dhe në Lushnje të Shqipërisë, rreth orës 15:37.Lëkundjet raportohet të jenë ndier nga banorë të qytetit të Elbasanit, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet në Qarkun e Fierit, me epiqendër rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjes, me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi 10 km./TCh
Kosovë-Shqipëri Tërmet në Shqipëri



