Tërmet në rrethinën e Rostushës

Tërmet u regjistrua sot në ora 10 e 44 me epiqendër në rrethinën e Rostushes, në 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup kumtoi se tërmeti ka pasur magnitudë lokale prej 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Tërmeti është ndjerë nga popullata në pjesën jugperëndimore të vendit me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.