Tërmet në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë lokale sipas shkallës Rihter ML3.1, është regjistruar mbrëmë në orën 00:22, përcjell TV21. Nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup shtojnë se epiqendra e tërmetit vjen nga zona epiqendrore Delçevo-Berovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

“Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndier nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinës, me intensitet prej III-IV gradë sipas shkallës evropiane makrosizmike”, njoftoi Observatori Sizmologjik.