Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, qytetarët thonë se lëkundjet nuk zgjatën shumë por ishin të fuqishme

Rreth orës 7:42 të mëngjesit të sotëm, Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet.

Bëhet fjalë për një tërmet me fuqi shkatërruese prej 3.1 shkallë të Rihterit, që goditi Bosnjën dhe Hercegovinën.

Epiqendra e tërmetit ishte 29 kilometra nga Mostari, jo larg Stocit në një thellësi prej nëntë kilometrash.

Shumë qytetarë ndjenë lëkundjet dhe thanë se ishin të “shkurtra por të fuqishme”.

“Më ka zgjuar, lëvizte gjithçka”, tha një qytetar i Mostarit.

E ky tërmet u regjistrua edhe nga qendra sizmologjike e Kroacisë, që njoftoi se fuqia e tij ishte 3 shkallë të Rihterit.