Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë i goditi Ishujt Vanuatu të dielën, pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme në infrastrukturë.
Tërmeti goditi në një thellësi prej 155.1 kilometrash (96 milje), tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat.
Nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.
Epiqendra e tërmetit fillimisht u përcaktua të ishte në 14.52 gradë gjerësi jugore dhe 167.23 gradë gjatësi lindore./ AA.
© SYRI.net



