Tërmet me magnitudë 5 shkallë sipas Rihter, ndihet në disa qytete të Shqipërisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë mëngjesin e sotëm në disa qytete të Shqipërisë. Lëkundjet kishin epiqendrën 9 kilometra në Jugperëndim të Laçit dhe 32 kilometra në verilindje të Durrësit.

Tërmeti kishte thellësinë 2 km. Nuk ka raportime për dëme apo persona të lënduar.