Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 goditi dje një zonë të largët në kufirin midis shtetit amerikan të Alaskës dhe Territorit Kanadez të Yukonit.
Nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami dhe zyrtarët thanë se nuk kishte raportime për dëme ose të lënduar, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e lokalizoi epiqendrën e tërmetit në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, afërsisht 370 kilometra në veriperëndim të Juneau, Alaska, dhe 250 kilometra në perëndim të Whitehorse, Yukon. Goditja kryesore u pasua nga disa lëkundje më të vogla pasuese.
Tërmeti u ndje edhe rreth 91 kilometra larg në Yakutat, Alaskë, një qytet me një popullsi prej 662 banorësh.




