Tërmet i fuqishëm godet Bosnjën e Hercegovinën

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi zonën e Siroki Brijeg mëngjesin e sotëm, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Tërmeti ndodhi në orën 08.07 dhe është ndjerë në qytete të tjera të Bosnjës e Hercegovinës, shkruan SarajevoTimes.

Sipas qytetarëve, tërmeti është ndjerë në Sarajevë, Mostar, Siroki Brijeg dhe Zenicë.

Epiqendra ishte 10 kilometra nga Siroki Brijeg, në një thellësi prej 5 kilometrash.