Tërmet me intensitet 6,2 ballë sipas shkallës Rihterit është regjistruar në afërsi të bregdetit grek, kumtoi sot Qendra sizmologjike mesdhetare.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 240 kilometra në jugperëndim të rajonit grek, Metoni në Peloponez, në thellësi prej dhjetë kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Deri tani, nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëme materiale.
Që nga fillimi i këtij muaji, Greqia, më saktë ishulli grek, Kretë, është goditur nga disa tërmete, i fundit dje me intensitet prej 4,4 ballë.