Evropën e pret një verë shumë e ngrohtë këtë vit

Servisi meteorologjik “Aku veder” publikoi parashikim për verën e ardhshme, sipas të cilit, në Evropë do të jetë shumë ngrohtë, ku në disa pjesë të kontinentit kërcënohen nga thatësira të mëdha, stuhi të fuqishme dhe zjarre pyjore.

“Priten periudha të gjata me temperatura mes 30 dhe 40 gradë Celsius, por edhe mbi 40 gradë Celsius”, deklaroi meteorologu Tajler Rojs nga “Aku veder”.

Askund në Evropë nuk priten periudha më të gjata të shiut, që do t’i çojë fermerët në pozitë të pavolitshme. Më të prekur do të jenë kulturat e grurit, misrit, lulediellit dhe panxhar sheqerit, parashikojnë meteorologët.

Pranvera në Spanjë dhe në Portugali ka shënuar sasi të mëdha të reshjeve të shiut për këtë periudhë të vitit, por vera do të jetë tërësisht ose kryesisht e thatë.

Në territoret e pjesës veriore të Francës deri në pjesën veriore të Polonisë janë të mundshme stuhi të fuqishme.

Franca qendrore dhe veriore, Gjermania dhe Danimarka gjendjen në kufi të zonës së ngrohtë dhe të thatë jugore dhe rrymave të ftohta ajrore të cilat vijnë nga veriu. Pikërisht atyre rajoneve u kërcënohen stuhi të fuqishme të përcjella me breshër, erëra, vërshime e madje edhe tornado, paralajmëron “Aku Veder”.