Tërheqja e trupave nga Gjermania, dhurata e fundit e Trump për Putinin para zgjedhjeve

Që kur erdhi në detyrë, Presidenti amerikan Donald Trump ka prishur me obsesion lidhjet e forta që ka Amerika me aleatët e saj. Këtë javë, në një dukje të dëshpëruar, ai këputi një nga ato fije, duke njoftuar planin për tërheqjen e afro 12,000 trupave nga Gjermania.

Kjo fije e gjelbër e hollë e forcave, e endur nëpër qytete historike të Gjermanisë, fusha kodrina dhe pyje të dendura, për tre gjenerata ka ndihmuar në sigurimin e paqes në Evropë, duke mishëruar një angazhim të pathyeshëm midis ish-armiqve.

Marrëdhënia tani, sidoqoftë, veçanërisht nëse Trump rizgjidhet këtë vit, është në rënie, por destinacioni nuk dihet. Vendimi i tij, nëse tweet-et e tij janë devijuar saktë, duket se do të ndëshkojnë Gjermaninë.

“Gjermania i paguan Rusisë miliarda dollarë në vit për Energji,dhe ne duhet të mbrojmë Gjermaninë nga Rusia? Çfarë do të thotë kjo?”, shkruajti Trump në një postim. “Gjithashtu, Gjermania është shumë ligjshkelëse në tarifën prej 2% që duhet të derdhë në NATO. Prandaj, ne po lëvizim disa trupa nga Gjermania!”

Këto sulme artilerike u hodhën brenda disa çasteve në mes të natës, por mund të duheshin vite për të zhvlerësuar dëmet që zyrtarët gjermanë kanë frikë se do t’i shkaktojë aleancës ushtarake.

Kreu i komitetit për marrëdhëniet e jashtme të parlamentit gjerman, Norbert Roettgen, u përgjigj në Twitter, duke thënë: “Në vend që të forcojë NATO-n, do të dobësojë aleancën. Përhapja ushtarake e SHBA nuk do të rritet, por do të ulet në raport me Rusinë dhe Lindjes së Mesme.

Tërheqja e trupave nga Gjermania, dhurata e fundit e Trump për Putinin

Guvernatori i shtetit të Bavarisë Markus Soeder, rajoni i të cilit pret disa baza amerikane, gjithashtu kritikoi Trump.

“Fatkeqësisht kjo dëmton rëndë marrëdhëniet gjermano-amerikane. Një përfitim ushtarak nuk mund të shihet. Ai dobëson NATO-n dhe vetë SHBA”.

Në këtë befasi Kremlini po luan me kënaqësi komplotin që po zhvillohet në Europë, me zëdhënësin Dmitry Peskov, që i tha CNN: “Asnjëherë nuk kemi fshehur se ne mendojmë se sa më shumë amerikanë të ketë në kontinent aq më e qetë është Europa”.

Trump, duket se po vijon me dhuratat për Kremlinin: Paparashikueshmëria e tij, ndërsa shpesh sjell dhimbje, kjo grindje SHBA-Europë çon realisht ujë për mullirin e tyre të propagandës.

Vendimi për instalimin e trupave amerikane në Gjermani u mor nga Presidenti i 32 i SHBA-së, Franklin D Roosevelt, nuk u prek nga asnjë pasardhës i tij, përveç Presidentit të 45-të, që shkatërroj gjithçka me vetëm 4 vite në detyrë.

Tërheqja e trupave nga Gjermania, dhurata e fundit e Trump për Putinin

Vendimi i Roosevelt (Ruzvelt) u mor, i konceptuar si një rend pas Luftës së Dytë Botërore bazuar në interesin e përbashkët dhe aspiratat kolektive.

Roosevelt dhe drejtuesit e tjerë të brezit të tij dëshmuan se përballuan kohët më të këqija kur u përplasën fuqitë e mëdha, të shtyrë nga disa burra të këqij të vetë-zotëruar. Por duke supozuar se Trump nuk është plotësisht injorant, ai ka zgjedhur të injorojë këtë fakt të rëndësishëm.

Problemi për NATO-n dhe aleatët e tjerë të Amerikës duket edhe më i madh.Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper i bëri jehonë fjalëve të Presidentit duke thënë, “Gjermania është vendi më i pasur në Europë. Ajo mund dhe duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ardhura mbrojtjes së saj”.

Ky argument do të tingëllojë i ngulitur në sallat bunker në selinë e NATO-s në periferi me gjethe të Brukselit, ku angazhimi për 2% të PBB-së erdhi shumë kohë përpara se Trump të fillonte presidencën e tij, siç do të pretendojë edhe gjenerali John Hyten, nënkryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, i cili tha se mosmarrëveshja do të “forcojë” mbështetjen e Amerikës për aleatët e saj sepse “do të shpërndajë më mirë forcat në të gjithë Evropën dhe të rrisë përdorimin e forcave rrotulluese”.

Esper foli për një “bllokim strategjik” pasi disa trupa mund të transferohen në Poloni dhe të tjerat mund të përfundojnë në shtetet e vogla të Balltikut. Dhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm, përgjithësisht optimist i NATO-s, tha se “SHBA u konsultuan ngushtë me të gjithë aleatët e NATO-s përpara njoftimit të sotëm” – edhe pse zyrtarët gjermanë u shprehën të befasuar kur dëgjuan për herë të parë për tërheqjen e mundshme një muaj më parë.

Stoltenberg ka luftuar një veprim të gjerë kundër impulseve të Trump, që kur kur Presidenti amerikan mori detyrën në janar 2017. Ndërsa së fundmi në mbledhjen e liderëve të fundit të NATO-s në Luton, Angli, në dhjetor 2019, Stoltenberg lejoi Trump të hidhte borinë e tij duke njoftuar de ka rritur angazhimet e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare, duke kërkuar më shumë para prej tyre për mbrojtjen kolektive.

Ai ende po përpiqet të shpëtojë ditën tani, duke pretenduar se vendimi i Trump “nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për NATO dhe sigurinë evropiane”.

Realiteti është që Trump ka ngacmuar kancelaren gjermane Angela Merkel dhe jo vetëm në angazhimin e shpenzimeve të mbrojtjes së Gjermanisë prej 1.38% të PBB-së, por për eksportet e makinave BMW dhe tregtinë në përgjithësi.

Në takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë në pranverën e 2017, Presidenti mezi e vështroi Merkelin në sy, duke mos pranuar të shtrëngonte dorën; Ndërkohë, në një samit të NATO-s në 2018 ai ja prishi vaktin e mëngjesit, duke klithur. Dhe tani kjo gjëma e fundit.

Tërheqja e trupave nga Gjermania, dhurata e fundit e Trump për Putinin

Për ironi gjeneralët e Trump po lëvizin komandën e ushtrisë amerikane në Evropë, EUCOM, nga Gjermania në Bruksel, shtëpia e NATO, për të “përmirësuar fleksibilitetin operacional të EUCOM”.

Sipas Komandantit të EUCOM, Tom Wolters – kjo bëhet përkundër defektit të shkëlqyer të kontributit të Belgjikës në NATO; me 0.93%, që është më i ulëti se ai i Gjermanisë.

Pra kushdo që të jetë motivi i Trump, qoftë ai i forcës apo në të vërtetë një strumbullar strategjik për Azinë, siç ka shpjeguar Esper javët e fundit, realiteti i lë aleatët të humbin vrullshëm besimin ndaj SHBA; tani ato vende evropiane duhet ta kërkojnë mbrojtje për veten e tyre – jo për një rregullim të shpejtë, por si një zhvendosje kryesore strategjike.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se ndjente një “keqardhje” që Trump po tërhiqte trupat nga Gjermania, duke shtuar: “Unë dua që ne që më në fund të përparojmë më shpejt, drejt një politike të përbashkët evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes”.

E kjo nuk ka të bëjë thjesht me një filxhan çaji apo qumësht të ngrirë ndërmjet liderëve europiane, pasi e vetmja gjë që BE ka arritur të bëjë javët e fundit, është të tregojë se mund të kapërcejë dallime të mëdha të brendshme, siç bëri gjatë katër ditëve dhe netëve, duke rënë dakord për buxhetin e saj të ardhshëm shtatë vjeçar dhe për një plan edhe më të ashpër nda Covid-19.

Trump nuk ka bërë që një marrëveshje e përbashkët evropiane e mbrojtjes të pranohet brenda natës, por ai ka trazuar ujërat në atë pikë sa ka një atmosferë të rëndë për Amerikën.

Ndërsa Trump kërkon miq për të forcuar sanksionet e tij ndaj Kinës dhe Iranit, një Evropë më pak e dashur dhe më e trishtuar do të kërkojë të sigurojë marrëdhënie që i përshtaten sigurisë së saj kombëtare dhe interesave të tregtisë.

Dhe ato interesa mund të mos jenë gjithmonë në përputhje me interesat e Amerikës. Ai njëkohësisht po i mundëson presidentit rus Vladimir Putin, një armik strategjik që tashmë është në ofensivë, ndërsa paaftëson aleatët jetik në këtë luftë. Është një qëllim i dyfishtë vetjak, tipik i një Presidenti amerikan që insiston të luajë sipas rregullave të tij.

Nëse pandemia Covid-19, e cila duket se po ndikon fort në presidencën e tij, nuk mund ta mësojë se ndonjëherë kongresi ka përgjigje ndaluese për këtë vendim të fundit.

Megjithatë mund të thuhet se ka pak gjasa që ai të kthejë kursin në lidhje me 12,000 trupat. Ndoshta një president i ri amerikan do të zgjidhet këtë nëntor me kohë të mjaftueshme dhe fuqi bindëse për të riparuar grindjen që Trump ka shkaktuar me aleatët e vendit të tij.

Nuk do të jetë e lehtë, pasi deficiti i besimit i Trump është i ndërlikuar nga të gjithë ata që qëndruan pranë tij. Nga kjo anë e Atlantikut duket se Trump po fluturon për një udhëtim në ujëra të pa eksploruar, duke injoruar paralajmërimet e motit të stuhishëm të publikuara mirë.