Shkruan: Florian Nesimi
Siç po afrohen zgjedhjet lokale, po bëhet e qartë se BDI-ja në komunat që aktualisht i udhëheq, nuk do të garojë me kryetarët aktualë. Kjo me automatizëm nënkupton se ata e pranojnë që kryetarët e tyre kanë qenë të dështuar, sepse po të kishin arritur suksese gjatë mandatit katër vjeçar, ata do të kishin arsye të fortë për të garuar përsëri.
Të jem i sinqert deri në fund, mbase disa prej tyre mund edhe të kishin qenë të suksesshëm, por ja që partia e tyre nuk mendon ashtu.
Nga ana tjetër, kryetarët e komunave nga partitë tjera, të gjithë do të garojnë përsëri, gjë që dëshmon se ata vlerësojnë se kanë punuar mirë dhe prandaj janë të gatshëm të dalin para qytetarëve për llogaridhënie.
Por duket se BDI-ja si parti e lodhur me politikanë të vjetëruar, nuk ka çka të ofrojë për zgjedhjet lokale, dhe prandaj gjithë vëmendjen e zhvendos në temat qendrore duke treguar interes vetëm për zgjedhje parlamentare.