Terapi e re inovative për personat me hemofili për përmirësim të dukshëm të cilësisë së jetës

Që nga fillimi i këtij viti për personat me hemofili ka filluar terapi biologjike inovative, e cila administrohet nën lëkurë, një herë në javë në kushte shtëpiake nga vetë personat, me çka të sëmurët me venipunktura të shpeshta bëhen e kaluar për këta persona. Me këtë terapi (emicuzumab), në mënyrë shtesë ulet gjakderdhja e shpeshtë. Me këtë, cilësia e jetës ngritet në nivel në të cilin personat me hemofili funksionojnë tërësisht të pavarur, pa mungesa të panevojshme nga shkolla ose nga puna, informon Ministria e Shëndetësisë.

Deri para pak kohësh, siç theksojnë, terapia profilaktike zbatohej vetëm te fëmijë deri 18 vjet me administrim të shpeshtë intravensk të koncentrateve të faktorit VIII.

Terapia, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, fillon të zbatohet në periudhën më kritike për shëndetësinë, ndërsa Klinika e Hematologjisë dhe Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit – Qendra e Hemofilisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizuan ekip mobil, i cili i vizitoi pacientët përgjatë vendit dhe i edukoi se si vetë ta administrojnë terapinë.

“Me këtë terapi dukshëm përmirësohet cilësia e jetës së personave me hemofili, e kështu nëse deri më tani pacientët pranonin terapi në vena tri herë në javë, dhe gjakoseshin në nyje nga pesë-gjashtë herë, tani ilaçin e pranojnë nën lëkurë, një herë në javë, pa rrezik shtesë nga gjakosjet. Me këtë terapi dukshëm përmirësohet cilësia e jetës dhe funksionimi i këtyre personave, të cilët mund të jenë aktivë, të shkojnë në punë dhe të kontribuojnë në shoqëri”, informojnë nga Klinika e Hematologjisë dhe nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit – Qendra e Hemofilisë.

Vendi ynë, shtojnë, është i pari në rajon, menjëherë pas vendeve-anëtare të BE-së, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, e cila këtë ilaç e bën të kapshëm për personat me hemofili.