Ter Stegen në pikëpyetje, Barça me sytë nga portieri i Inter

Barcelona mund të mbesë pa portierin gjerman Marc-Andre Ter Stegen dhe për këtë arsye është duke menduar për zëvendësuesin e mundshëm.

Mediet italiane raportojnë se Ter Stegen është duke menduar për largimin nga katalanasit.

Në rast të një skenari të tillë ekipit “blaugrana” i duhet një portier që bind dhe emri i parë në listën e Barçës është ai i Andre Onanës.