Kosovë-Shqipëri Tentuan të vjedhin një shtëpi në Prishtinë, hajnat shtien me armë zjarri...

Tentuan të vjedhin një shtëpi në Prishtinë, hajnat shtien me armë zjarri teksa ikën

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e tij.

Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit, gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, derisa rasti është në hetime.

Rasti ka ndodhur më 15 korrik rreth orës 03:00 pas mesnate në rrugën ‘Shaban Shala’ në lagjen ‘Kodra e Trimave’.

KALLXO.com ka siguruar pamje të dy personave të maskuar që shtijnë me armë teska po iknin nga vendi i ngjarjes.

Një banor i rrugës ‘Shaban Shala’ ka thënë se në lagjen e tyre është hera e tretë që persona të armatosur dhe me maska hyjnë për të vjedhur.

Edhe Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes në tentativë në një shtëpi në Prishtinë, ku personat në ikje kanë shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Shala”, Prishtinë, të premten në orën 03:10.

“Ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se dy persona të panjohur, kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e tij. Të njëjtit në ikje kanë shtënë me armë zjarri në ajër”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, ndërkaq rasti është nën hetime.