Tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë, arrestohen pesë shoferë në Tiranë

Pesë shoferë janë arrestuar në Tiranë pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë rrugore.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.