Tentoi t’i japë ryshfet policit në kufi, arrestohet 41-vjeçari nga Shqipëria

Më 27.12.2025, rreth orës 14:30, në pikën kufitare Qafëthanë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria V.K. (41) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të pasaportës, ai i ka ofruar ryshfet një zyrtareje policore, duke lënë para përmes dritares së kabinës së sportelit.
Personi është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.